Prej ditësh vendi ynë vijon të përballet me situatë të rënduar si pasojë e zjarreve. Ministria e Mbrojtjes njofton se në 24 orë janë raportuar 43 vatra zjarri, prej të cilave 10 mbeten aktive. Ndër vatrat më të mëdha në Malin e Dajtit në Tiranë vijon puna për shuarjen e zjarrit. Operacioni është mbështetur nga 50 efektivë të FA dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, vatra Priskë–Gurrë e Madhe–Farkë–Lundër është nën kontroll dhe monitorim.