Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka firmosur lëvizje në burgje duke ndryshuar zinxhirin komandues në disa prej institucioneve të vuajtjes së dënimit. Kështu është emëruar drejtor në burgun e Reçit Klodjan Myrto, ndërsa paraardhësi i tij, Algert Çekrezi, ka dhënë dorëheqjen dhe është kthyer në Policinë e Shtetit. Në burgun “Jordan Misja” ka dhënë dorëheqjen drejtori i 313-ës dhe është komanduar Arjan Bozhaj. Në burgun e Rrogozhinës ka qenë i pezulluar Bilal Hasa, ndërsa është komanduar Alban Zela. Ndryshimet kanë ardhur pas konrolleve të njëpasnjëshme të zhvilluara në burgje nga operacionalja ku në shumë qeli të të burgosurve janë gjetur telefona por dhe sende të tjerë të jashtëlighshme.