Votëbesimi nga anëtarësia e partisë në atë që Sali Berisha e konsideron si referendum është hapi i parë i një vere të nxehtë për opozitën. Në konferencën për shtyp këtë të martë, kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se aksioni opozitar kundër qeverisë do të vijojë pa ndërprerje edhe përgjatë muajve të verës.