Top News – Nuk ka plan për armëpushim në Ukrainë / Britania dhe Franca nuk kanë rënë dakord
03/03/2025 12:06

Franca dhe Britania e Madhe nuk kanë rënë dakord për një plan armëpushimi të pjesshëm për Ukrainën, tha një ministër britanik të hënën, raporton agjencia e lajmeve AFP, pasi presidenti francez, Emmanuel Macron, deklaroi se një propozim i tillë ishte bërë nga dy vendet. Macron i tha gazetës franceze Le Figaro të dielën se Londra dhe Parisi po propozojnë një armëpushim njëmujor në Ukrainë “në ajër, në det dhe për infrastrukturën energjetike”. Macron tha se ky armëpushim fillimisht nuk do të përfshinte luftimet tokësore. “Asnjë marrëveshje nuk është arritur mbi atë se si do të duket një armëpushim”, tha ministri britanik i Forcave të Armatosura, Luke Pollard, për Times Radio. “Por, ne po punojmë së bashku me Francën dhe aleatët tanë evropianë për të shqyrtuar se cili është rrugëtimi drejt krijimit të një paqeje të qëndrueshme në Ukrainë”, shtoi ai. Një zyrtar i qeverisë britanike gjithashtu minimizoi çdo marrëveshje të mundshme. Duke folur në kushte anonimiteti, ai tha per Reuters se “ka opsione të ndryshme mbi tryezë, të cilat janë subjekt i diskutimeve të mëtejshme me SHBA-në dhe partnerët evropianë, por një armëpushim njëmujor nuk është rënë dakord”. Komentet e Macronit erdhën pasi kryeministri britanik, Keir Starmer, thirri bisedime urgjente për Ukrainën me liderët evropianë, kreun e NATO-s, Mark Rutte, dhe Kanadanë, në qendër të Londrës të dielën. “Ashtu siç tha kryeministri në konferencën e tij për shtyp, ne kemi nevojë dhe dëshirojmë të përparojmë me shpejtësi dhe jemi të kënaqur që samiti ka mundësuar që diskutimet të ecin përpara. Këto diskutime do të vazhdojnë me ritëm të shpejtë”, tha një zëdhënës i Doëning Street.

Top Channel/ SHBA, gati për ndërhyrje tokësore! Nisin sulmet masive në Teheran
29/03 23:03
Top News – Khamenei i ri flet sërish…me mesazhe! Teherani: Nuk del publikisht për sigurinë
29/03 23:00
Top Channel/ Trondit Netanyahu: Do zgjerojmë hartën e sulmeve në Liban
29/03 22:05
Top Channel/ Papa Leoni kundër Trump: Zoti s’do luftë, ndalni bombardimet!
29/03 22:04
Top News – ‘Po i presim t’u vëmë flakën’. Irani: Jemi gati për t’u përballur me trupat amerikane
29/03 22:00
Top News – Bisedime për Iranin në Pakistan / Teherani gati për luftë: Nuk dorëzohemi
29/03 19:15
Top News – Banka e Amerikës në Paris, në shënjestër / Parandalohet sulmi, arrestohen dy të dyshuar
29/03 18:30
Top News – Trump po mendohet-JD Vance apo Rubio…Lufta në Iran dhe presidencialet 2028 në SHBA
29/03 17:44
Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34