Irani dhe Shtetet e Bashkuara nuk janë aktualisht të angazhuara në negociata, ndërsa Teherani nuk do të rikthehet në bisedime nëse Uashingtoni vazhdon të shkelë marrëveshjen e përkohshme të nënshkruar në qershor. Deklarata u bë nga ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, gjatë vizitës së tij në Oman. “Aktualisht nuk kemi negociata me Amerikën”, tha ai, duke shtuar se Irani vijon shkëmbimin e mesazheve përmes ndërmjetësve, të cilët po përpiqen të krijojnë kushtet për rifillimin e dialogut. Sipas tij, Teherani kërkon që fillimisht të zgjidhen shkeljet e marrëveshjes dhe SHBA-ja të kompensojë dëmet e shkaktuara.