Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri thirrje Perëndimit që të vendosë sanksione ndaj industrisë bërthamore të Rusisë pas sulmeve ndaj termocentralit bërthamor të Zaporizhias . Rusia po e përdor impiantin më të madh në Evropë, i cili ndodhet në Ukrainën Jugore, për të terrorizuar botën dhe për të shantazhuar lidershipin politik ukrainas si dhe të gjithë planetin, tha Zelensky në një fjalim.