Grupi mercenar rus Ëagner ka ndaluar rekrutimin e të burgosurve për të luftuar në Ukrainë, tha themeluesi i kësaj organizate, Yevgeny Prigozhin. "Rekrutimi i të burgosurve nga kompania ushtarake private Ëagner është ndalur plotësisht", tha Prigozhin në një përgjigje ndaj një kërkese për koment nga një media ruse. “Ne po i përmbushim të gjitha obligimet tona ndaj atyre që punojnë për ne tani”, tha ai.