Hamasi ka refuzuar zyrtarisht ofertën më të fundit të Izraelit për një armëpushim 45-ditor në këmbim të lirimit të 10 pengjeve, duke deklaruar se është i gatshëm të negociojë menjëherë një marrëveshje të plotë që do të çonte në përfundimin e luftës dhe lirimin e të gjithë pengjeve në këmbim të të burgosurve palestinezë.