Lideri kinez, Xi Jinping, tha se nuk ka fitues në luftën me tarifa, ndërsa Pekini dhe Uashingtoni kanë ndëshkuar me taksa të larta importet e njëri-tjetrit. Xi ka nisur turneun e tij në Azinë Juglindore me vizitën në Vietnam më 14 prill, duke sinjalizuar se Kina është e përkushtuar për tregtinë globale, pasi tarifat e vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump, tronditën ekonominë botërore.