Nuk ka dialog me kryeministrin Edi Rama por vetëm dorëheqje. Kjo është përgjigja që protestuesit I dhanë kreut të qeverisë pas fjalimit të gjatë të mbajtur gjatë orëve të paradites, ku prezantoi planin e quajtur “Besa”. Ata kërkuan plotësimin e kërkesave të bëra prej tyre. Protestuesit thanë se nuk do të tërhiqen ndërsa kërkuan që protestës t’I bashkohen sa më shumë qytetarë.