Taksitë fluturuese kanë qenë fantashkencë prej dekadash, por një operator thotë se ato janë më në fund shumë pranë realitetit, fillimisht në shba dhe më pas në emiratet e bashkuara arabe dhe indi. “Ajo që ne e shihnim më parë si fantashkencë, tani është një fakt”, thotë Billi nolen, zyrtar i sigurisë ajrore në kompaninë Archer, në panairin e madh të mjeteve ajrore në Dubai. “Kjo po ndodh dhe është reale dhe ju do ta shihni këtë në treg në 2025-ën”, shton ai.