Në një intervistë për prestigjozen “Financial Times”, shefi i ekzekutivit, Edi Rama refuzon t’i vendoset nofka “Kumbari” i Shqipërisë, term i marrë nga romani ‘The Godfather’ e që i referohet Vito Corleones, kreut të një organizate mafioze. Në artikull shpjegohet se “Revolucioni i Flamingove” u nxit nga zemërimi publik ndaj projektit prej 4 miliardë dollarësh të planifikuar nga Jared Kushner dhe Ivanka Trump në ishullin e Sazanit dhe peisazhit të mbrojtur në Zvërnec. “Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e Ramës dhe ndjekjen e tij penale për atë që ata e konsiderojnë korrupsion sistemik, i cili u lejon investitorëve ndërkombëtarë të ndërtojnë në zona të mbrojtura.” – shkruhet në artikull.