Për Russell Brand nuk është hera e parë që përflitet për skandale sekuasle. Në vitin 2014 është marrë në pyetje nga policët lidhur me pretendimet se kishte sulmuar seksualisht masazheren e tij. Dhe u zbulua se viktima e tij e supozuar i tha policisë se ishte “prekur në mënyrë seksuale” , për të cilin ajo tha se e la të traumatizuar. Aktori i humorit, 48 vjeç, u pyet nga oficerët e policisë në qershor të vitit 2014, pasi gruaja bëri një denoncim zyrtar. Ajo akuzoi prezantuesin televiziv se e kishte sulmuar seksualisht, pasi ajo u punësua për t’i bërë një masazh prej 574 eurosh, për ditëlindjen e tij.