Shqipëria vijon të mbetet pas vendeve të Bashkimit Europian dhe të rajonit sa i takon financimit publik të arsimit. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2023, shpenzimet publike për arsimin në Shqipëri përbënin vetëm 2.9% të PBB-së, ndërsa mesatarja e Bashkimit Europian ishte 4.7%. Për të arritur nivelin mesatar europian, Shqipërisë do t’i duhej të rriste financimin për arsimin me rreth 60%.