Top News/ Nuk ia japin trupin, familjes / Navalni, çfarë po përpiqet të mbulojë Kremlini?
19/02/2024 12:12

Familja dhe mbështetësit e Aleksei Navalnyt, vazhdojnë të kërkojnë marrjen e trupit të kritikut të kremlinit ndërkohë që ata që bëjnë homazhe për të, po arrestohen. Autoritetet ruse thanë të premten se Navalni vdiq në një burg në Arktik. Gazeta me bazë në Letoni, Novaya Gazeta, tha një ditë më parë se policia është duke ruajtur një morg lokal në qytetin siberian Salekhrad, ndërkohë që rriten spekulimet për ngjarjen. Familja e Navalnyt dhe ndihmës të tij të ngushtë, kanë konfirmuar vdekjen e tij në burg, dhe kanë kërkuar që t’iu dorëzohet trupi, por autoritetet kanë refuzuar kërkesën duke u thënë avokatëve dhe nënës së tij, se “hetimet” për shkakun e vdekjes do të përfundojnë brenda javës. Faqja Mediazona, ka raportuar ndërkohë se kamerat afër burgut të ashpër të Arktikut, të quajtur “Ujku polar”, kanë fiksuar katër makina që besohet se e kanë transportuar trupin e Navalnyt. Të tjera media raportojnë duke u bazuar në burime anonime se në trupin e navalnit ka shenja mavijosjeje. E veja e Navalnyt, Yulia Navalnaya, do të takohet ndërkohë të hënën në Bruksel me ministra të Jashtëm të Bashkimit Evropian. Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, është zotuar se “ministrat e BE-së do të dërgojnë mesazh të fuqishëm të mbështetjes për luftëtarët e lirisë në Rusi dhe do të nderohet kujtimi për Aleksein”. Që kur u bë publik lajmi për vdekjen e tij, policia ruse ka rrethuar disa zona ku njerëzit kanë ndezur qirinj dhe kanë vendosur lule, në nderim të Navalnyt. Policia ruse ka shpërndarë ndërkohë mbështetësit dhe ka arrestuar më shumë se 400 persona në të paktën 36 qytete. Presidenti rus, Vladimir Putin nuk e ka përmendur Navalnyn deri më tani dhe as vdekjen e tij. Perëndimi e ka dënuar Putinin dhe administratën e tij, ndërsa presidenti amerikan, Joe Biden, tha se “nuk ka asnjë dyshim” që Putin duhet të fajësohet për vdekjen e Navalnyt.

Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37