Shefi i diplomacisë shqiptare, Igli Hasani pati si pikënisje të turit të tij rajonal, Kosovën, nga ku adresoi një mesazh në drejtim të Beogradit. Në konferencën e përbashkët me homologen e tij, Donika Gërvalla, Hasani u shpreh se sulmi në Banjskë të Zveçanit ishte një kërcënim i rëndë për sigurinë e stabilitetit e të gjithë rajonit tonë me pasoja të drejtpërdrejta për Evropën.