Vangjel Dule ka reaguar pasi Gjykata e Durrësit vendosi moskompetencë për kërkesën e Fredi Belerit, për tu betuar si krybashkiak i Himarës. Gjatë deklaratës së tij, Dule akuzoi dhe njëherë kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se ai po e mban në burg Belerin për shkaqe politike. Sipas tij, kjo po bëhet me qëllim që Beleri të mos betohet, edhe pse është i zgjedhur si kryebashkiak nga qytetarët.