Top News – ‘Nuk është lufta jonë!’ / Edhe republikanët paralajmërojnë Trumpin: Mos u përfshi në Iran
18/06/2025 15:33

Ndërsa Donald Trump kërcënon publikisht se do t'i bashkohet Izraelit në luftën ndaj Iranit, një koalicion i papritur ligjvënësish amerikanë ka ndërmarrë hapa për të parandaluar presidentin nga përfshirja e forcave amerikane në konflikt pa miratimin e Kongresit. Të martën, kongresmeni republikan Thomas Massie, politika e të cilit shpesh e ka vënë në kundërshtim me Trumpin, u bashkua me disa ligjvënës demokratë për të paraqitur në Dhomën e Përfaqësuesve një rezolutë për fuqitë e luftës që do të kërkonte një votim nga Kongresi përpara se Trump të mund të sulmonte Iranin. Demokrati Tim Kaine ka prezantuar legjislacionin shoqërues në Senat. "Kjo nuk është lufta jonë. Por nëse do të ishte, Kongresi duhet të vendosë për çështje të tilla sipas Kushtetutës", shkroi Massie në platformën X. Demokratët Ilhan Omar dhe Alexandria Ocasio-Cortez u përgjigjën "duke nënshkruar" rezolutën, ndërsa zyra e Massie njoftoi më vonë se disa të tjerë, përfshirë kryetarin e Grupit Progresiv të Kongresit, Greg Casar, do ta mbështesnin atë po ashtu. Prezantimi i rezolutës erdhi disa orë pasi Trump u largua më herët nga një samit i G7 në Kanada për t'u kthyer në Uashington DC dhe për të kërkuar "dorëzimin pa kushte" të Iranit pas ditëve të sulmeve ajrore izraelite që kanë patur në shënjestër udhëheqësit e lartë ushtarakë dhe objektet bërthamore të iranit. Shtëpia e Bardhë më vonë mohoi raportet e medias që qarkullonin se SHBA-të kishin vendosur të përfshiheshin në konflikt, me zëdhënësin Alex Pfeiffer që tha: "Forcat amerikane po mbajnë qëndrimin e tyre mbrojtës dhe kjo nuk ka ndryshuar. Ne do të mbrojmë interesat amerikane." Megjithatë, avionët dhe anijet detare ushtarake amerikane janë zhvendosur në Lindjen e Mesme dhe objektet më të thella bërthamore të Iranit mendohet se janë të depërtueshme vetëm nga një bombë shkatërruese bunkerësh që e zotëron vetëm SHBA. Trump bëri fushatë për mbajtjen e SHBA larg luftërave të huaja dhe fundjavën e kaluar, JD Vance u tha trupave të ushtrisë në një paradë ushtarake në Uashington DC: "Ne kurrë nuk ju kërkojmë të shkoni në luftë nëse nuk jeni absolutisht të detyruar".

Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53
Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58