Volodimir Zelenski nuk e ka parë familjen e tij që nga fillimi i luftës me rusinë, më shumë se një muaj më parë, thotë bashkëshortja e tij. Olena Zelenska u vendos në një pjesë të paditur të Ukrainës, bashkë me fëmijët e tyre, nëntë dhe 17 vjec, menjëherë pasi rusia nisi pushtimin më 24 shkurt dhe pallati presidencial u shndërrua në një bazë ushtarake. Ajo tregon tani se nuk kishte kohë për emocione atë mëngjes kur familja e kuptoi se lufta kishte filluar. “Filloi! Kaq tha ai”, tregon Olena për revistën Vogue.