Top News – Nuk e dinte që i kishte…! Japonia ‘zbulon’ 7 mijë ishuj të rinj
03/03/2023 09:15

Japonia ka rinumëruar ishujt e saj dhe ka zbuluar se ka 7 mijë më shumë nga sa mendonte më parë. Harta digjitale e realizuar nga autoriteti i informacionit gjeospacial i Japonisë, së fundmi zbuloi se kishte 14125 ishuj në territor japonez, dy herë më shumë se shifra prej 6852 ishujsh që pranohej zyrtarisht në një raport të rojës bregdetare japoneze të vitit 1987. Sidoqoftë, ekspertët këtë javë nënvizuan se shifra e re reflekton avancimin në teknologjinë e vrojtimit ndërkohë që nuk ka ndryshuar zona totale që japonia posedon. Shifra e re nuk përfshin po ashtu asnjë ishull të krijuar në mënyrë artificiale...Ishujt që rrethojnë japoninë, në fakt, kanë qenë në thelb të disa mosmarrëveshjeve territoriale. Japonia ka pretendime për ishujt Kuril në jug, që janë nën kontroll rus, që Tokio i quan territore veriore, dhe përplasja për ta daton që nga fundi i luftës së dytë botërore kur trupat sovjetike ua morën ato japonisë. Kjo e fundit ka edhe pretendime historike për ishujt e pabanueshëm Senkaku, në detin e kinës lindore, që aktualisht i ka në administrim por Kina në vazhdimësi e ka sfiduar këtë pretendim. Ndërkohë, japonia dhe koreja e jugut janë të mbërthyera në një përplasje 70 vjecare për sovranitetin e një grupi ishujsh të njohur si Dokdo nga Seuli dhe Takeshima nga Tokio në detin e japonisë, që koreja e quan deti lindor.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43