Qytetarët në kosovë janë gjithnjë e më të shqetësuar për cmimin e energjisë elektrike, që është paralajmëruar të rritet akoma më shumë. Pyetja që i bëjnë vetes është e njëjtë, “A do të mund të mbajmë familjen pa u rënduar nga shpenzimet? Ky shqetësim është rritur më shumë pasi Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike KESCO ka kërkuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji në Kosovë një rritje të çmimit deri në mbi 20 për qind të tarifave të energjisë elektrike për vitin 2026. Ekspertët thonë se arsyeja e rritjes së paralajmëruar lidhet me një sërë faktorësh të akumuluar, përfshirë zvarritjen e procesit të hapjes së tregut të energjisë, mungesën e investimeve serioze në prodhimin e brendshëm dhe efiçiencë, si dhe vonesat në integrimin e tregut të Kosovës me rajonin. Ndërsa vendimi pritet të merret me 1 prill, qytetarët bëjnë thirrje shtetit që të ndërhyjë në këtë drejtim.