Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tronditi opinionin botëror të enjten duke deklaruar se nuk e dintë nëse presidenti rus Vladimir Putin ishte ende gjallë. Edhe pse Putin është parë në publik përgjatë ditëve të fundit, presidenti Zelenski vuri në dyshim edhe faktin nëse lideri i Kremlinit jeton ende, duke thënë se në Kremlin kanë ndhodhur ngjarje të rënda. Duke iu drejtuar audiencës në Forumin Ekonomik Botëror në Davos Zelensky tha se nuk e dinte se kush i merrte vendimet në Ukrainë.