Menaxherja dhe nëna e motrave të famshme Kardashian-Jenner, Kris, gjithmonë ka shprehur dëshirën për të pasur sa më shumë nipër dhe mbesa. Prandaj prej kohësh I bën presion vajzës së saj, Kendall Jenner, e cila aktualisht është vajza e vetme që nuk ka ende fëmijë. Modelja e famshme ka pranuar në një intervistë të dhënë së fundmi se herë pas here mamaja dhe motra e saj më e vogël, Kylie Jenne e shtynë atë për të pasur një fëmijë sa më shpejtë të jetë e mundur.