Ministrja e punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka kërkuar anëtarësim të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, pasi sipas saj kjo do të ndikojë në paqen dhe sigurinë e Europës. Duke folur para medieve në nisje të takimit të krerëve të politikës së jashtme të 27 vendeve anëtarë të Bashkimit Europian, Baerbock, u shpreh se është me shumë rëndësi pjesëmarrja në këto takime e krerëve të diplomacisë së vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Me këta të fundit do të zhvillohet një takim pas atij që është vetëm mes vendeve anëtare.