Top News – ‘Nuk duam të bëhemi amerikanë!’ Banorët e Grenlandës refuzojnë Donald Trumpin
29/01/2025 12:18

Një sondazh i fundit tregoi të martën se 85% e grenlandezëve nuk dëshirojnë që ishulli i tyre në Arktik - një territor gjysmë autonom danez - të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara, raportoi e përditshmja daneze Berlingske. Presidenti i SHBA Donald Trump tha në fillim të këtij muaji se Groenlanda ishte jetike për sigurinë e SHBA-së dhe Danimarka duhet të heqë dorë nga kontrolli i ishullit të rëndësishëm strategjik. Sondazhi, tregoi ndërkohë se vetëm 6% e grenlandezëve duan të bëhen pjesë e SHBA-së, dhe 9% janë të pavendosur. Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha të martën se mbështeste plotësisht respektimin e kufijve ndërkombëtarë, pas takimeve me presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe shefin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Danimarka tha të hënën se do të shpenzonte 2.04 miliardë dollarë për të rritur praninë e saj ushtarake në Arktik. Grenlandës - me një masë tokësore më të madhe se Meksika dhe një popullsi prej 57,000 banorësh - iu dha autonomi e gjerë vetëqeverisëse në vitin 2009, duke përfshirë të drejtën për të shpallur pavarësinë nga Danimarka përmes një referendumi. Kryeministri i Groenlandës Mute Egede, i cili ka shtuar përpjekjet për pavarësi, ka thënë vazhdimisht se ishulli nuk është në shitje dhe se i takon popullit të tij të vendosë për të ardhmen e tij.

Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50