Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski tha se një armëpushim me Rusinë pa rimarrë territoret e humbura vetëm sa do të zgjaste luftën më shumë. Në një intervistë për Ëall Street Journal, ai paralajmëroi se një armëpushim që e lejon rusinë të mbajë nën kontroll territoret ukrainase vetëm do të inkurajonte një konflikt akoma më të madh duke i dhënë moskës mundësinë të rifurnizohej dhe të riarmatosej për raundin e ardhshëm.