Kryeministri Edi Rama ftoi përfaqësuesit e drejtësisë që të ulen në një tryezë për gjetjen e një formule të përbashkët dhe të qëndrueshme për çështjen e pagave, pak orë pasi miratoi në Kuvend ligjin e ri. rama - “Uroj dhe besoj që përfaqësuesit e pushtetit gjyqësor, që nga drejtuesit e dy këshillave dhe me radhë drejtuesit e institucioneve të gjyqësorit, do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës për t’u ulur së bashku në një tryezë pune pa humbur kohë, e për të adresuar temën e sistemit të pagave të magjistratëve në funksion të një zgjidhjeje të qëndrueshme afatgjatë, e cila i garanton ata përgjithnjë po njëkohësisht garanton edhe ekuilibrin e përgjithëhershëm të piramidës shtetërore të pagave.