Kremlini mbetet i shqetësuar për famën e Jevgeni Prigozhin në Rusi, pavarësisht se lideri i grupit Vagner u varros. Instituti për studimet e luftës, me bazë në SHBA, citon disa gazeta ruse, mes të cilave edhe The Moscoë Times, që kanë folur me zyrtarë të FSB-së dhe administratës presidenciale, që pretendojnë se kremlini me qëllim e mbajti sekret funeralin e prigozhin për të evituar që ta bënin atë martir.