Tre persona janë arrestuar nga policia greke për organizimin e vrasjes së një shqiptari. Ngjarja tragjike ka ndodhur në gusht të vitit 2014, kur një 43-vjeçar shqiptar u ekzekutua në një krim me porosi, pasi prindërit e vajzës së tij nuk e pranonin atë si dhëndër. Shqiptari, i cili ishte i divorcuar dhe me 2 fëmijë, kishte krijuar lidhje dashurie me një vajzë 30-vjeçare, 13 vjet më të vogël se ai. Të dy ata u martuan në maj të vitit 2014.