Top News – ‘Nuk doja të ikja, Putin më detyroi’ / Bashar Al Assad flet për të parën herë nga Rusia
16/12/2024 15:34

Udhëheqësi i rrëzuar sirian Bashar al-Assad thotë se ai kishte planifikuar të vazhdonte luftën, por rusët e evakuuan atë, në deklaratën e tij të parë publike që nga arratisja në Moskë më shumë se një javë më parë. Në një postim të publikuar nga profili i tij në Telegraf, Assad ka sqaruar se largimi i tij nga Siria ka qenë i paplanifikuar dhe se nuk kishte ndodhur gjatë “orëve të fundit të betejave”. Ai shpjegoi se kishte udhëtuar për në Lattakia, ku ndodhet baza ushtarake ruse në Siri, për të "mbikëqyrur operacionet luftarake" kur Moska organizoi evakuimin e tij në Rusi. "Në asnjë moment gjatë këtyre ngjarjeve nuk e kam konsideruar dorëheqjen apo kërkimin e azilit, as nuk është bërë një propozim i tillë nga ndonjë individ apo ndonjë palë," tha Assad, duke theksuar synimin e tij për të mbetur i përfshirë në krizën e vazhdueshme të Sirisë. Assad pohoi se ai mbetet "i njëjti person" i cili, që nga fillimi i luftës civile në Siri, "refuzoi të shkëmbente shpëtimin e vendit të tij për përfitime personale ose që të kompromentonte popullin e tij në këmbim të ofertave dhe joshjeve të shumta". "Rruga e vetme e veprimit ishte vazhdimi i luftës kundër sulmit terrorist," tha ai. Një javë më parë Kremlini njoftoi se Rusia i kishte dhënë azil politik Asadit në një vendim të marrë personalisht nga Presidenti Vladimir Putin. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov nuk pranoi të jepte detaje rreth vendndodhjes së Asadit dhe deklaroi se presidenti Putin nuk kishte plane të takohej me të. Zhvillimi pasoi përmbysjen e qeverisë së Asadit nga rebelët sirianë pak më shumë se një javë më parë, duke i dhënë fund gati 14 viteve të luftës civile. Konflikti e la Sirinë të ndarë mes grupeve të ndryshme të armatosura, duke ngritur shqetësime për një vakum të mundshëm sigurie në rajon. Rusia, një aleate e hershme e regjimit të Bashar al-Assadit, ka dy baza ushtarake në Siri, duke përfshirë portin e saj të vetëm detar në Mesdhe, në Tartus. Gjatë gjithë luftës civile siriane, Moska i ka ofruar Assadit mbështetje thelbësore ushtarake dhe politike. Vendimi për t'i dhënë azil Asadit nënvizon ndërkohë përfshirjen e vazhdueshme të Rusisë në çështjet siriane dhe nxjerr në pah interesin e saj për të siguruar stabilitetin e ardhshëm të vendit.

Top News – Britania ndëshkon kolonët izraelitë / Mbron zgjidhjen me dy shtete, vendos sanksione
17/11 16:30
Top News – Kim Jong un ‘shkon’ për ski / Në resortin dimëror ndërsa Trump do ta takojë…
17/11 16:27
Top Channel/ Robert Pattinson, James Bond i ri/ Aktori britanik përzgjidhet për rolin e agjentit 007
17/11 15:44
Top Channel/ Atentat në Greqi me lidhje iraniane. Pesë të arrestuar në RMV, nga Shkupi e Kumanova
17/11 15:22
Top News – Dimri vjen herët, Anglia nën dëborë / Lëshohet alarmi, ndërprerje në rrugë e hekurudha
17/11 15:13
Top Channel/ Samiti BE-Ballkani Perëndimor, mesazhe Kosovës e Serbisë: Përparim në dialog, ndryshe…
17/11 15:08
Top News – Priftërinjtë katolikë nuk martohen! Papa përjashton mundësinë gjatë kthimit në Vatikan
17/11 15:02
Top News – Irani, ‘bombë të pistë’ në Uashington / CNN: Inteligjenca amerikane zbulon planet
17/11 14:53
Top News – Ura e Putinit e zhytur në ujë / Ukraina publikon pamjet, ‘sulm i paprecedentë’
17/11 14:51
Top News – ‘Ata janë të çmendur, do ta paguajnë!’ / Trump: Kërcënimin nga Irani e marrim seriozisht
17/11 14:51
Top Channel/ Ukraina shkatërron urën e Krimesë. Sulmi me raketa shemb një pjesë të urës strategjike
17/11 14:43
Top Channel/ BE kërcënon Temu me gjobë të re. Brukseli: Platforma kineze ka produkte të pasigurta
17/11 14:43
Top Channel/ Blackout botëror më 17 nëntor?/ Si u përhap alarmi i rremë që trembi miliona njerëz
17/11 14:40
Top Channel/ AI, mbi 3 miliardë dollarë humbje? “Deri në 2030, më shumë investime sesa fitime”!
17/11 14:31
Top News – Hedh në erë radarin ushtarak amerikan / Irani ‘lëshon’ tufa dronësh mbi Bahrein
17/11 14:26
Top News – MiG-29 përplaset në fushë… / Pranë Beogradit, përfshihet nga flakët, vdes piloti
17/11 13:54
Top News – Deutsche Bank në qendër të skandalit/ Rrjedhin 15 milionë dokumente, i përfshirë & Trump
17/11 13:36
Top News – Sulm masiv kibernetik. 178 faqe në shënjestër të vjedhjes së kriptomonedhave
17/11 13:19
Top Channel/ Haga, Thaçi merr dënimin numër dy: 17 muaj burg për pengim drejtësie!
17/11 12:03
Top News – Ukraina shkatërron urën e Krimesë / Rusia hakmerret shpejt, shënjestron kalimet në Kiev
17/11 11:43