Presidenti amerikan Donald Trump tha se është arritur përparim i rëndësishëm në negociatat e paqes në Ukrainë dhe se Kremlini kishte bërë një "lëshim mjaft të madh" duke qenë i hapur për "ndalimin e luftës, ndalimin e marrjes së të gjithë vendit". Rusia e goditi Kievin me raketa dhe dronë të enjten, duke vrarë të paktën 12 persona në sulmin më të madh mbi kryeqytetin ukrainas këtë vit. Trump u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se administrata e tij po ushtronte "shumë presion" ndaj Rusisë dhe përsëriti pakënaqësinë e tij me sulmin.