Top News – ‘Nuk do të lejoj shtet terrorist’. Netanjahu sfidon Perëndimin pas njohjes së Palestinës
23/09/2025 11:53

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu sfidoi Francën, Britaninë e Madhe dhe vendet e tjera që kanë njoftuar planet për njohjen e një shteti palestinez. Përmes një videomesazhi të shpërndarë në rrjetet e tij sociale, Kryeministri izraelit konsideron vendimet për njohjen e shtetit palestinez si shpërblim për terrorizmin. Ai përçoi dy mesazhe për Perëndimin. “Dua t’u dërgoj një mesazh atyre udhëheqësve që po njohin shtetin palestinez pas masakrës së tmerrshme të 7 tetor: Ju po i bëni një dhuratë të madhe terrorizmit”, tha ai. Mesazhi i dytë lidhej për vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor dhe planet e Izraelit për zgjerimin e tyre. “Kam edhe një mesazh tjetër për ju. Nuk do të ketë shtet terrorist në perëndim të Jordanit. Për vite me radhë kam parandaluar ngritjen e këtij shteti terrorist në gjirin tonë. Jam përballur me presione të jashtme dhe të brendshme, por e ndaluam me vendosmëri dhe zgjuarsi politike. Ne kemi dyfishuar vendbanimet e kolonëve në Bregun Perëndimor dhe do të vazhdojmë të ndërtojmë të tjera”, thotë Kryeministri izraelit.

Top Channel/ Alarm në Katalonjë, përmbytjet marrin 2 jetë, një person rezulton i zhdukur
04/10 22:52
Top Channel/ Alarm për bombë në Parlament, autoritetet në gjendje gatishmërie
04/10 22:48
Top News – ‘Topi’ në fushën e Putinit/ SHBA ndërmjetës, Zelensky pro takimit me palën ruse
04/10 22:05
Top Channel/ Kurthi i ri i Ukrainës për dronët, tela me gjemba inteligjentë që presin kabllot
04/10 20:14
Top News – Putin, raketa mbi kancelarin Merz / Goditet një tjetër urë, sirena alarmi në Kiev
04/10 14:48
Top News – Qëlloi pilotin me një sëpatë / Makthi i Flydubai, ndihmësi me pikëpamje ekstremiste
04/10 13:59
Top News – ‘Nëse doni luftë, luftë do të keni’ / Irani sfidon SHBA: Nuk ka zgjidhje ushtarake
04/10 13:26
Top News – Alarm i kuq, të gjithë në shtëpi! / Dy viktima nga përmbytjet në Spanjë, rrugët nën ujë
04/10 13:24
Top News – Tallin Trumpin, shpallin fitoren / Posterat e luftës në Teheran, propagandë e regjimit
04/10 13:23
Top News – Mobilje që fluturojnë, çati që shkulen / Tornadoja e rrallë kalon mes për mes qytetit
04/10 13:22
Top News – Marinsi amerikan akuzohet për vrasje / Japonia proteston: Një incident brutal dhe mizor
04/10 12:01
Top News – Do të rrëzojnë dronët reaktivë…/ Gjermania e Ukraina vulosin marrëveshjen, Merz në Kiev
04/10 11:59
Top Channel/ Merz, në Kiev mes bombave/ Kancelari viziton Ukrainën pas ofensivës ajrore ruse,
04/10 11:44
Top News – Putin me ‘doktrinë të re’ në Ukrainë / Zelenski vë në shënjestër rafineritë e naftës
04/10 11:41
Top News – Sulmet e Iranit ndëshkojnë rafineritë / Tani vetëm naftë e papërpunuar nga Lindja e Mesme
04/10 11:33
Top News – Rusia paralajmëron-Ikni nga Ukraina / Zelenski e Putini, ‘dhëmb për dhëmb’, sulme të reja
04/10 11:31
Top Channel/ Ukrainë, 15 mijë të vrarë e plagosur/ OKB: Bilanc tronditës për 2026, rritje prej 55%
04/10 10:42
Top News – Pakti bërthamor i Trump me Arabinë Saudite. Senatorët amerikanë kërkojnë votim rezolute
04/10 10:06
Top Channel/ Komploti ndaj bazës së Shba. Irani mohon akuzat se nxiti terroristët
03/10 23:19
Top News- Përmbytje të fuqishme në Spanjë, çmendet moti, lumenj balte vërshojnë drejt qyteteve
03/10 22:30