Top News – “Nuk do të hakmerrem ndaj askujt”/ Kurti: Qeverinë e formojmë edhe vetë
15/02/2021 12:03

Duke e quajtur procesin e së dielës “ një referendum” kundër kapjes së shtetit dhe korrupsionit, kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti shpalli fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit. “Kjo është diçka e pashembullt në Kosovën e pasluftës”, tha Kurti që u zotua se qeveria e tij nuk do t’i hakmerret askujt, por do të kërkojë përgjegjësi. Kurti: “Rruga përpara është e gjatë, do të kemi pengesa dhe do të bëjmë një gabim, por qëllimin e kemi të mirë e fisnik dhe unë do të jem çdo herë i hapur me ju dhe përherë do të argumentojmë dhe arsyetojmë çdo vendim. Nuk do të hakmerremi ndaj askujt, por do të kërkojmë përgjegjësi ndaj secilit e kujtdo. Pra, drejtësi, pa hakmarrje. Kjo fitore nuk është për mua dhe as për LVV-në. Kjo është fitorja juaj, prandaj edhe ndryshimi na takon secilit prej nesh. Secili nga ne duhet të marrë përgjegjësinë që na takon, që ta bëjmë vendin tonë një vend të jetueshëm për të gjithë, ashtu siç është i dashur për të gjithë”. Kurti i falenderoi kundërshtarët e tij politikë për garë të ndershme dhe tha se ato duhet të reformohen. I pyetur për mundësinë e koalicioneve, sipas tij, rezultati zgjedhor sugjeron se ata mund ta krijojnë dhe vetë qeverinë. “Ky rezultat tani ne na e konfirmon se nuk kemi nevojë, e nuk kemi interes për ata që duhet të reformohen në opozitë”, ishte komenti i tij. Ndërsa, Vjosa Osmani, kandidate e VV-së për presidente, tha se fitorja e thellë e listës së saj të përbashkët me VV-në, duhet të jetë mësim për ish-partinë e vet, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe forcat e tjera politike të vendit.

Top News – Vrasja tragjike e Arlinda Zekajt/ Tre ekspertë do të angazhohen për të zbardhur ngjarjen
11/11 15:13
Top News – ‘Fluturojnë’ çmimet në Kosovë. Qeveria ngre duart: Shkak luftërat në Ukrainë e Iran
11/11 15:13
Top News – Një bioinxhinier për Kosovën. Trump nominon ambasadorin e ri të SHBA në Prishtinë
11/11 10:19
Top Channel/ Kurti nga Parisi: Serbia ta njohë Kosovën
10/11 22:21
Top News – Të shtëna me armë në Gjakovë/ Plagosen dy persona, arrestohet autori i dyshuar
10/11 22:15
Top Channel/ 15 vjet në pritje të drejtësisë, nis gjyqi për vrasjen e Diana Kastratit në Kosovë
10/11 12:22
Top Channel/ Asociacioni rikthen debatin, Rashiç sheh mundësi pas zgjedhjeve në Serbi
09/11 23:32
Top News – Zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Kamberi: Koalicioni mori 10 mandate, të parët…
09/11 13:20
Top News – Punëtorët e hekurudhës në grevë. Paralizohet Kosova, kërkohet rritje e rrogave
09/11 11:33
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top News- PDK-ja në udhëkryq analistët: Grupet e interesit mund të ndikojnë garën për kryetar
08/11 14:56
Top Channel/ Tetë gra të vrara në 2026 në Kosovë, protestuesit kërkojnë shkarkime dhe ndjekje penale
07/11 19:31
Top News – Jo bashkëpunim me Listën, por… Studentët nuk ndërpresin fondet për serbët e Kosovës
07/11 16:00
Top News – Strategjia për lirimin e krerëve të UÇK. Mblidhet grupi i punës, diskutimet ‘top sekret’
07/11 14:53
Top Channel/ Vdekja e Arlinda Zekajt, Prishtina në protestë mbarëkombëtare kundër vrasjes së grave
07/11 13:54
Top Channel/ Rritet dhuna në familje, 8 gra të vrara në Kosovë
06/11 19:44
Top News – 5 vite nga nisja në Hagë. Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit – Na mungon!
06/11 13:39
Top News-Gjashtë vite nga gjykimi në Hagë, Thaçi: Do dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi
05/11 22:45
Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25