Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të reagojë me vendosmëri ndaj një ndërhyrje eventuale të Rusisë dhe përpjekjes për të pushtuar Ukrainën, theksoi presidenti Joe Biden në telefonatën e tij me presidentin e Ukrainës Volodymyr Selenskyj. Gjatë bisedës Biden ritheksoi se SHBA e mbështet "sovranitetin dhe integritetin territorial" të Ukrainës, bëri të ditur zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.