Top News/ ‘Nuk do jeni të sigurt në Downing Street’ / Rusia kërcënon Britaninë dhe Perëndimin
06/05/2024 16:12

Vladimir Putin ka urdhëruar testimin taktik të armëve bërthamore pasi Rusia drejtpërsëdrejti paralajmëron perëndimin të tërhiqet, ndërkohë që frika e një lufte të madhe me NATO-n po rritet. Kërcënimi më i fundit i Rusisë vjen ndërsa Kremlini u tha zyrtarëve lindorë, se nëse vazhdojnë të mbështesin Ukrainën, atëherë do të shpërthejë një "katastrofë botërore" e tillë që edhe ata në Doëning street, nuk do të mund të fshihen askund. Putin urdhëroi ministrin e tij të mbrojtjes Sergei Shoigu që të përgatiste stërvitje ushtarake “në mënyrë që të rritet gatishmëria e forcave bërthamore jostrategjike, për të përmbushur misionet luftarake”. Kjo besohet se do të përfshijë stërvitjet dhe përgatitjet tokësore, ajrore dhe detare, tha ministria e mbrojtjes. Stërvitjet mendohet të jenë të lidhura me SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Francën në veçanti pasi presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se do të dërgojë trupat e tij në Ukrainë nëse Putini thyen vijën e frontit. Nëse Franca do dërgojë trupat e saj në oborrin e shtëpisë së Putinit, në Ukrainë, kjo mund të shkaktojë probleme të mëdha. Francezët do të ishin grupi i parë i trupave të lidhur me NATO-n që do të përballeshin me ushtrinë e Putinit. NATO ka tentuar vazhdimisht të minimizojë idenë e një përshkallëzimi të madh të konfliktit. Dhe shkak për këtë është neni 5 i traktatit të NATO-s që thotë se të gjithë anëtarët e aleancës janë të detyruar të mbrojnë njëri-tjetrin nëse do të kishte një sulm. Rusia është e ndërgjegjshme që nëse sulmon dhe vret ushtarë francezë, shumë shpejt në betejë do të përballet edhe me trupat e britanisë së madhe, gjermanisë e madje edhe SHBA-së. Ndërkohë, Ukraina ka përdorur raketat britanike Storm Shadoë, edhe përtej kufirit me rusinë. Kremlini i zemëruar, ka kritikuar komentet e sekretarit të jashtëm britanik, David Cameron, që tha se nuk ka asnjë kundërshtim për këtë, duke i quajtur ato të rrezikshme dhe shqetësuese. Ndërkohë, ish presidenti rus Dmitry Medvedev, tha se stërvitja e fundit bërthamore duhet të konsiderohet si një kërcënim real. Ai tha se ushtria ruse do të përgjigjet nëse trupa perëndimore hyjnë në ukrainë ndërkohë që paralajmëroi edhe një katastrofë botërore. Komentet e tij rrënqethëse përfundojnë: Do vijë një katastrofë botërore por budallenjtë e tanishëm që kanë pushtetin në perëndim, nuk duan ta kuptojnë. Asnjë prej tyre nuk do të mund të fshihet më, as në capitol hill, as në pallatin e Elizeut dhe as në Downing Street.

Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24
Top News- Ndryshimet klimatike po nxitin migrimin/ IOM: 200 milionë njerëz kërcënohen të zhvendosen
13/11 22:00
Top News – Fundi tragjik i 13-vjeçares. E mitura gjendet e e lidhur dhe e pajetë në një banesë
13/11 21:30
Top Channel/ 25 vite burg për vrasje, gabimi fatal që burgosi për 13 vite 64-vjeçaren e pafajshme
13/11 21:07
Top News – Putin nuk kënaqet vetëm me Ukrainën. Nga Finlanda, tek bazat e NATO-s, zbulohen kërkesat
13/11 21:00
Top Channel/ “Jam maskara”! Lidhjet jashtëmartesore, orët kritike të Jensen Huang në krye të Nvidia
13/11 20:54
Top Channel/ “Dita e Gjykimit”! Zbulohet historia e profecisë 66-vjeçare: Fundi i botës…
13/11 20:52
Top Channel/ Kërkesat brutale të Rusisë,“Bild”: Kërkon të dalë Finlanda nga NATO
13/11 19:55
Top News- Një njeri që do përballet me Putinin! Evropa kërkon një ‘të dërguar’ për bisedimet e paqes
13/11 17:54
Top Channel/ Anglezët “zbërthejnë” Çopjat, dokumentari zbulon si funksionon trafiku i kokainës
13/11 17:48
Top News- ‘Radoiçiç ka ikur në Rusi’/ Dyshohet se organizatori i sulmit në Banjskë është larguar
13/11 17:30
Top News -15 vite burg për shqiptarin në Angli/ Publikohen pamjet e përplasjes në rrugë
13/11 16:57