Përmes një videomesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg u është përgjigjur komenteve që ka marrë pas mesazhit drejtuar protestuesve për të respektuar flamurin e izraelit të vendosur në bulevard në kuadër të Javës Kulturore Izraelite. Ambasadorja tha se ka marrë tre lloje komentesh në rrjetet sociale, mbështetëse, kundërshtuese dhe të tjera mallkuese.