Pas vendimit të gjykatës së apelit të Tiranës, që zbuti masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie për tre autorët e dyshuar të vrasjes së Martin Çeços në qershor të vitit 2022, babai i viktimës thotë se ka humbur shpresën të drejtësia. Në një komunikim me mediat ai shprehet i sigurt se tre të dyshuarit janë autorët e krimit, i akuzon ata për kultivim lëndësh narkotike dhe thotë se do të bëjë vetëgjyqësi.