Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi Gjykatën Kushtetuese se me interpretimin e bërë për përfundimin e mandateve të anëtarëve të saj është shndërruar në një notere të kreut të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi. Berisha - “Gjykata Kushtetuese vendosi shkelmimin e ligjit të saj. Gjykata Kushtetuese vendosi shkelmimin e opinioneve zyrtare të Komisionit të Venecias. Gjykata Kushtetuese bëhet notere e një serie veprimesh antikushtetuese, antiligjore të eksponentit më kryesor të mafies në drejtësinë shqiptare, me emër Sokol Sadushi dhe presidentit antikushtetues, presidentit më të padenjë në Shqipëri, në Europë dhe më gjerë.