Ngjarjet e këtij viti mund të kenë befasuar shumë amerikanë, por jo shkencëtarin Peter Turchin, i cili e parashikoi që përpara një dekade paqëndrueshmërinë aktuale politike, ekonomike dhe sociale qe po ndodh. Turchin, studiues në Universitetin e Connecticut-it, publikoi një punim në 2010 ku thoshte se ky instabilitet do të mbërrinte pikun në vitin 2020. Ai nënvizonte rritjen e borxhit publik, uljen e pagës reale, një shtim të ndjeshëm të të diplomuarve dhe një thellim të fortë të hendekut mes të pasurve e të varfërve.