Ashtu si edhe në përvjetorë te tjerë nuk kanë munguar as këtë 29 nëntor homazhet nga nostalgjikët e regjimit komunist. Pas përfundimit të ceremonisë zyrtare të homazheve pranë monumentit ‘Nënë Shqipëri’ në varrezat e dëhmorëve të kombit, janë shfaqur nostalgjikë të diktaturës, përfaqësues të partive komuniste dhe veteranë, të cilët kanë zhvilluar nderimet sipas mënyrës së tyre. Nuk kanë munguar as në këto homazhe të zhvilluar prej tyre edhe portretet e ish diktatorit Enver Hoxha