Top News – Norvegjia dislokon ushtrinë… / Në mbrojtje të infrastrukturës së naftës dhe gazit
29/09/2022 11:59

Norvegjia do të dislokojë ushtrinë për të mbrojtur infrastrukturën e saj të naftës dhe gazit kundër ndonjë akti të mundshëm sabotazhi, pasi disa vende thanë se nga dy gazsjellës rusë për në evropë, ka rrjedhje gazi në Baltik dhe dyshohet se ata janë sulmuar. Rrjedhjet e gazit si rezultat i një sabotazhi të dyshuar u zbuluan në gazsjellësit Nord Stream, të martën, dhe menjëherë i zhytën tregjet e energjisë në kaos dhe rritën shqetësimet e sigurisë. Norvegjia është tani furnizuesja më e madhe me gaz në evropë dhe një furnizuese e rëndësishme me naftë po ahstu. Ajo ka më shumë se 90 platforma nafte dhe gazi në det, pjesa më e madhe e të cilave janë të lidhura me një rrjet tubacionesh gazi që shtrihen për rreth 9 mijë kilometra. “Ushtria do të jetë e pranishme në instalacionet norvegjeze të naftës dhe gazit”, tha kryeministri Jonas Gahr Stoere në një konferencë për shtyp. Një sulm i mundshëm sidoqoftë – shtoi ai – do të menaxhohet në bashkëpunim me aleatët. Norvegjia është një vend anëtar i NATO-s. Në det, marina do të dislokohet të mbrojë infrastrukturën atje ndërsa në tokë, do të rritet prania e policisë rreth saj. NATO dhe Bashkimi Evropian ndërkohë kanë vendosur theksin tek nevoja e mbrojtjes së infrastrukturës kritike dhe kanë paralajmëruar një reagim të fortë dhe unik në rast se do të kishte më shumë sulme.

Top News – Ukraina të ‘përveshë mëngët’ / Anëtarësimi në BE: Duhet përshpejtim reformash
04/11 15:18
Top News – Tetë cisterna me naftë ruse drejt SHBA-së/ Ukraina po i monitoron, 300 mijë ton karburant
04/11 14:51
Top News – CIA e akuzoi për ‘vjedhjen e shekullit’ / Kim Jong un përgjigjet me raketa
04/11 14:44
Top News – Rusia, kaos në aeroportet e evropiane / Putin ndez luftën, kërcënime të rreme për bomba
04/11 14:38
Top News – Zgjedhje edhe në hapësirë… / Astronautët e NASA-s ‘hedhin votën’ nga orbita
04/11 13:55
Top News – Irani: Amerikanët i thanë ‘jo’ luftës / Teherani reagon pas fitores së demokratëve
04/11 13:34
Top News – Zelensky nderon Melania Trump / I jep çmimin e rëndësishëm, ‘ndihmoi fëmijët ukrainas’
04/11 13:31
Top News – Një serbe me tatuazhe. Kërkohet gruaja misterioze e supergrabitjes në Holandë
04/11 13:13
Top News – U masakruan nga serbët/ Identifikohen pas 27 vitesh 3 intelektualë të vrarë
04/11 13:12
Top News – Tragjedia e trenave vrau 69 vetë. Dorëhiqet ministri spanjoll-S’mund të qëndroj në detyrë
04/11 12:20
Top Channel/ SHBA,“çudirat” e zgjedhjeve: Hera e pare që fiton një gay, një mysliman, një indigjene…
04/11 12:02
Top News – Rusia, Ukraina dhe Irani…Çfarë ndryshon me fitoren e demokratëve në SHBA?
04/11 11:55
Top News – Një demokrat fiton Teksasin…U mbështet nga ‘dinastia’ Bush, i pari nga viti 1988
04/11 11:53
Top Channel/ Amerika rrëzon Trump, demokratët fitojnë Kongresin: “Na mposhtën cmimet e larta”!
04/11 11:47
Top Channel/“Tsnunami” demokrat i hoqi Kongresin, Trump me plan emergjence për dy vitet e ardhshme!
04/11 11:47
Top Channel/ Protestat në Francë, “dorëzohet” Macron? Premton 4 miliardë euro shtesë për arsimin!
04/11 11:46
Top Channel/ Arrestimet për call centera-t, DW: Gjermania kishte vite që hetonte!
04/11 11:45
Top News – Pasuria dhe familja e Trump në hetim / Shënjestra e parë e demokratëve pas fitores
04/11 11:40
Top News – Senatori i parë mysliman në SHBA / Demokrati Abdul El Sayed fitoi në Miçigan
04/11 11:39
Top News- Amerikanët ‘rrëzojnë’ Trumpin / Demokratët fitojnë, presidenti mohon përgjegjësinë
04/11 11:13