Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka bërë thirrje që personat e shpallur non grata të mos marrin pjesë në zgjedhje. Diplomatja amerikane, në një intervistë për Zërin e Amerikës, tha se një person i sanksionuar për korrupsion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund të luftojë korrupsionin. Edhe pse nuk iu referua në mënyrë të drejtëpërdrejtë ish-kryeministrit, ambasadorja e bëri të qartë se po fliste për Sali Berisha.