Në seancën e radhës ndaj Artan Tafanit dhe grupit të Laert Haxhiut, në Gjykatën e Posaçme dëshmoi reperi Rigles Rajku, njohur me emrin e artit si ‘Noizy’. Rajku rrëfeu për tritolin e vendosur në biznesin e familjes së tij në qytetin e Durrësit dhe shpjegoi edhe zanafillën e sherri me Kleviol Ahmetin, njohur me emrin Cllevio. Noizy tha se një naë më parë ishte përfshirë në një sherr me Cllevion, që e cilësoi si fans të fiksuar me të.