Liderja e opozitës venezueliane, Maria Corina Machado, fitoi Çmimin Nobel për Paqen të premten për promovimin e të drejtave demokratike në vendin e saj dhe luftën e saj për të arritur një tranzicion drejt demokracisë, tha Komiteti Norvegjez i Nobelit. Machado, një inxhiniere industriale 58-vjeçare që jeton e fshehur, u pengua në vitin 2024 nga gjykatat e Venezuelës të kandidonte për presidente dhe të sfidonte kështu Presidentin Nicolas Maduro, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 2013. "Kur autoritarët marrin pushtetin, është thelbësore të njihen mbrojtësit e guximshëm të lirisë që ngrihen dhe rezistojnë", tha Komiteti në citimin e tij.