Top News – ‘Nobel’ për ambientin/ Çmimi i ri i Princit William
08/10/2020 12:19

Princi William i ka dedikuar 65 milionë dollarë krijimit të një çmimi të ri për ambjentin, në përpjekje për të frymëzuar zgjidhje për disa nga sfidat më të mëdha të planetit. Në një intervistë për CNN, Princi tha se ai mendonte se çmimi do të ishte më prestigjozi për ambjentin deri më sot dhe se ai synon të ndryshojë rrjedhën e debatit nga pesimizmi dhe negativiteti në optimizëm dhe shpresë. Duke filluar në 2021, çmimi Earthshot, do të ndahet çdo vit për pesë persona, organizata apo grupe, për zgjidhjet ndaj pesë objektivave; mbrojtja dhe restaurimi i natyrës, pastrimi i ajrit, rijetësimi i oqeaneve, ndërtimi i një bote pa mbetje dhe korrigjimi i klimës. Si rezultat, shpresohet të sigurohen të paktën 50 zgjidhje për probleme të ndryshme në secilën prej këtyre pesë fushave deri në 2030. Pallati Kensington synon ta bëjë çmimin një nga më prestigjozët në histori. Çdo fitues do të marrë 1 milionë paund ose 1.3 milionë dollarë, pak më shumë se fituesit e çmimit Nobel. Për çmimet e para Earthshot, nominimet do të hapen më 1 nëntor. Një ceremoni vjetore e ndarjes së çmimeve do të mbahet në një qytet të ndryshëm çdo vit, duke filluar me Londrën në vjeshtën e 2021.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30