Presidenti I republikës Bajram Begaj, në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kombave të Bashkuara, bëri thirrje për njohjen e e pavarësisë së Kosovës, nga ato shtete të cilat ende vijojnë të mos e njohin. Sipas Begajt, Kosova po punon për paqen e fqinjësinë e mirë, duke respektuar të drejtat e pakicës serbe, por një gjë e tillë nuk ndodh në Serbi me pakicën shqiptare në Luginë të Preshevës.