Njeriu më i vjetër në botë, një grua japoneze ka ndërruar jetë në moshën 119-vjeçare. Kane Tanaka lindi më 2 janar 1903. Zonja Tanaka ishte në gjendje relativisht të mirë shëndetësore deri vonë dhe jetonte në një azil pleqsh. Kur ishte e re, ajo drejtonte biznese të ndryshme, duke përfshirë një dyqan petësh dhe një dyqan tortash. Një shekull më parë, ajo u martua me Hideo Tanaka në vitin 1922, duke lindur katër fëmijë dhe duke adoptuar një të pestë.