Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh kanë arrestuar në flagrancë një person, pasi gjatë një konflikti për motive pronësie, ka goditur me sende të forta vëllanë e tij. Ndërkohë specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.