Prishtina është bërë destinacion i një tjetër ngjarjeje të madhe kulturore. Kësaj here bëhet fjalë për festivalin e yllit botëror të muzikës, Dua Lipa. Mbrëmjen e të enjtes mijëra adhurues të muzikës u mblodhën në Parkun Nacional të Gërmisë për të shijuar performancën e Dua Lipës dhe artistëve të ndryshëm.Dua Lipa nisi performancën e saj para publikut në Prishtinë pas mesnatës.