Kjo e mërkurë shënon 1 vit nga vdekja e 7 vjecares Jonada Avdia në plazhin e Potamit në Himarë. Vogëlushja u përplas për vdekje nga një gomone, e cili drejtohej nga Arjan Tase, ish polic. 7 vjecarja ishte në breg dorë për dore me babain e saj, kur gomonia u afrua me shpejtësi dhe helikat prekën trupin e saj, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.